Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti të mërkurën pasdite (17 tetor)
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit grek, me një njoftim të shkurtër për shtyp, ku thuhet: ?Kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias. E falënderojmë nxehtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe ndaj vendit 3,5 vitet e fundit."
Postin e ministrit të Jashtëm e merr kryeministri, me qëllim që të kontribuojë me të gjitha forcat në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së prespës?.
Arsyeja o dorëheqjes lidhet me qëndrimin e kryeministrit Tsipras për të ?lënë zbuluar? shefin e diplomacisë helene, në një përplasje me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos të martën, (16 tetor) gjatë një mbledhjeje të qeverisë.
Gjatë mbledhjes, Kotzias kërkoi që Kammenos të japë shpjegime për deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës në Uashington, mbi nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në Ballkan, gjë që do të linte për më vonë çështjen e emrit të Maqedonisë.
Mediat citojnë Kotziasin të ketë thënë se deklarata të tilla diskreditojnë vendin dhe minojnë linjën që ka vendosur qeveria greke për çështjen e Maqedonisë.
Mediat gjithashtu citojnë ministrin e mbrojtjes të jetë kundërpërgjigjur duke e akuzuar Kotziasin si ?njeri të Sorosit? dhe që ?është i zhytur në fondet e ministrisë së jashtme?, duke aluduar për korrupsion.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/media-greke-nikos-kotzias-largohet-nga-posti-i-ministrit-te-jashtem-grek