Ora News - Çelet në Baldushk panairi me gatime dhe prodhime artizanale

2018-10-17 0

Në pikat hyrëse të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje të posaçme për tregtimin e produkteve bujqësore bio në fundjavë.

Nismë e cila u vjen në ndihmë fermerëve të zonës, i jep një dorë ekonomisë lokale dhe sisiplinon shitjen e tyre produkteve.

Në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të punuara nga gratë dhe vajzat e njësisë Baldushk, ku morën pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nisma gjeneron ekonominë e zonave përreth qytetit.

Veliaj: ?Do të shfrytëzojmë të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergji e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me njësitë 3 dhe 4 do të ngrejmë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të rrugës së Elbasanit do të ngrejmë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio. Pra, edhe shesim produktet, edhe nuk shpërndahemi në çdo hyrje pallati, ku sigurisht edhe për banorët është një lloj bezdie?.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë duke konsumuar produkte vendase, të cilat garantojnë cilësi të lartë.

Veliaj: ?Fshati ka 100 të mira, por ne duam që një produkt të jetë marka e një fshati. Sikur t?i vëmë nga një markë secilit prej fshatrave, realisht kemi bërë diçka të madhe sepse nëse nuk promovojmë gjërat tona, kush do i promovojë ato? Secili prej nesh mund të jetë një agjent marketingu. Nëse përfshihemi në nismat që ka ministria dhe qeveria për zonat rurale, realisht mund të kemi një mrekulli të agroturizmit në Tiranë?.

Komuna e Baldushkut është një nga zonat që ka përfituar më shumë gjatë këtyre tre viteve, kjo edhe falë ndarjes së re administrative, duke u bashkuar me Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi banorët se investimet në këtë zonë nuk do të ndalen, pasi krahas rrugës së re që ka përfunduar, do të nisë investimi për ndërtimin e qendrës së komunës, për ta kthyer në atraksion turistik.

Veliaj: ?Fakti që bashkia ndërtoi rrugën, të cilën komuna me buxhetin e saj s?do ta bënte dot kurrë, fakti që janë bërë disa qendra fshatrash, fakti që disa fshatra i kemi futur te projekti i qeverisë për ?100 fshatrat?, do të thotë se është rritur vëmendja për zonat rurale. Si bashki, vitin tjetër do të bëjmë gjithë qendrën e komunës, për ta kthyer në pikë turistike, që njerëzit të vijnë në Baldushk?.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, përshëndeti nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për krijimin e tregjeve me qëllim mbështetjen e fermerëve.

Ndërsa kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, tha se gratë kanë një rol të veçantë në zhvillimin e shoqërisë dhe kontributi i tyre në zonat rurale është faktor kyç në rritjen e mirëqenies dhe ekonomisë së një vendi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article...