Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.
Siç bën me dije policia në njoftimin zyrtar, "në orët e mbasdites së djeshme është marrë njoftimi se në vendin e quajtur ?Qafa e Valbonës?, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë".
Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.
Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-shpeton-ciftin-e-turisteve-te-huaj-te-bllokuar-ne-nje-humnere-ne-theth