Report Tv-A do ekstradohet Babalja? Flet Ramush Haradinaj: Do respektohen afatet ligjore

2018-10-16 0

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka saktësuar sot se ekstradimi për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, do të bëhet konform rregullave dhe ligjeve të Kosovës.

Në një bashkëbisedim në forumin e UET, Haradinaj ka thënë se vendimin për ekstradimin e Albert Veliut, duhet t?a aprovojë një ministri i Drejtësisë.

Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara. Pra është shumë e vështirë për mua që t?u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës. Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi.