Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta dekoroi Princin e Monakos, Albert II me ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar? me motivacionin "Për kontributin e çmuar në inkurajimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë e Principatës së Monakos. Për mbështetjen e vyer për ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri
Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se dita e sotme është historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos.
Meta: Ndihemi shumë të nderuar, pasi kjo është vizita e parë e një Monarku të Principatës së Monakos në Shqipëri, pas shumë shekujsh monarki. Gjithashtu, dëshiroj që të vlerësoj lart që në fillim, vëmendjen e veçantë që Lartësia e Tij e Përndritur dhe Qeveria e Monakos po u kushtojnë në vitet e fundit, marrëdhënieve me Shqipërinë.
Kreu i shteti i bëri thirrje biznesit monegask për të parë mundësinë e investimit në Shqipëri.
Meta: Principata e Monakos gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonominë e gjelbër, turizmit, inovacionit dhe teknologjisë, apo në fushën e shërbimeve financiare. Të gjitha këto fusha janë me shumë interes edhe për Shqipërinë në këtë stad zhvillimi, ndaj dhe shfrytëzova rastin, dhe përmes Lartësisë së Tij të Përndritur i bëra një thirrje biznesit monegask për ta eksploruar e për ta parë Shqipërinë si mun
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-i-jep-dekoraten-e-flamurit-kombetar-princit-te-monakos