Rikthimi i dënimit me vdekje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-16 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deklarata e Lulzim Bashës për rikthimin e dënimit me vdekje shikohet nga analistët si një spekulim për përfitime politike.Sipas tyre, qëndrime të tilla populiste janë të pazbatueshme, pasi prej 23 vitesh Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që e ndalon këtë formë dënimi.Deklarata e pazakontë e liderit të opozitës Lulzim Basha shihet nga analistët si një përpjekje për të shfrytëzuar emocionet e qytetarëve pas një tragjedie të rëndë si ajo e matit.Arsyet pse kjo deklaratë është vetëm për konsum politik burojnë nga fakti se ky është një premtim i pazbatueshem. Prej vitit 1995 Shqipëria është pjesë e këshillit të europës, vendet anëtare të të cilit e kanë hequr dënimin me vdekje.Sipas Minxhozit Kontinenti ku ne jetojmë e ka përjashtuar marrjen e jetës si normë dënimi dhe të gjitha proceset integruese nuk e parashohin si mundësi që një vend i cili është në rrugën e afrimit drejt BE të kthehet pas dhe të aplikojë një normë si ajo e dënimit më vdekje.Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri është zbatuar në vitin 1995 e prej atij moment dënimi kapital është një cështje që ka lidhje me aspiratën europiane dhe jo bindjet e lidereve politike.