Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria është një ndër vendet me taksat më të shumta që paguhen në një litër naftë. Pavarësisht kësaj qeveria nuk pritet që të bëjë ndryshime as për vitin tjetër pasi në paketën fiskale nuk parashikohet asnjë ndryshim i tillë. Për një litër naftë shqiptarët paguajnë rreth 120 lekë për litër më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit.
Shqiptarët paguajnë më shumë se i gjithë rajoni taksa për karburantin. Nga një përllogaritje konstatohet se për një litër karburant rreth 115-120 lekë janë vetëm taksa dhe sado të ulët çmimi i naftës ky nivel është i pandryshueshëm.
Kostove u shtohet dhe transporti si dhe pagesat e punonjësve dhe qiratë. Por edhe TVSH që në Shqipëri shkon në 20 për qind, nuk aplikohet në asnjë vend të botës në këtë nivel.
Në Maqedoni konstatohet se taksat që aplikohen për një litër naftë janë vetëm dy TVSH dhe akcizë dhe pesha fiskale është dyfish më e ulët se në Shqipëri. Por, përtej kësaj ajo që vihet re në Shqipëri e që nuk paguhen në asnjë vend të botës janë taksa e qarkullimit dhe ajo e skanimit dhe markimit.
Situata pritet të mbetet e njëjtë dhe në vitin 2019.
Pavarësisht ankesave të biznesit dhe drejtuesve të automjeteve. Në paketën fikale nuk parashikohet reduktimi i asnjë prej 7 takasave që prekin karburantet.
Konfindustria ndërkohë ka propozuar që të ulet me 50% taksa e qarkullimit dhe e dyta të ndërhyjë tek cilësia.
Për ta shkak i ndotjes së mjedisit është pikërisht karburanti i keq.
Edhe Biznes Albania kërkoi uljen e akicëz së naftës dhe benzinës që përdoret për transportin në industrinë e prodhimit në Shqipëri. Akualisht sipas përllogaritjeve të bëra nga sipërmarrësit çmimi është 57% më i lartë se mesatarja në botë.
Sipas të dhënave të global petrol price Shqipëria renditet në 20 vendet me çmimin më të lartë të naftës dhe më problematike situata bëhet nëse krahasojmë të ardhurat që metr një familje shqiptare me çmimin e një litër naftë çka tregon se barra rëndohet edhe më shumë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiptaret-paguajne-me-shume-taksa-karburantin-ne-rajon