Posta Shqiptare do të vijë së shpejti me një tjetër shërbim për qytetarët, që është transferta e parave në të gjitha shtetet e botës.
Vetëm pak ditë më parë, kreu i Postës Shqiptare i shoqëruar nga ekipi i tij, ka nënshkruar në Stamboll edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me kreun e agjencisë 'Universal Payment Transfer', që është partner në këtë risi për Postën Shqiptare.
Marrëveshja e lidhur mes dy liderëve pritet të sjellë benefite për të dyja palët. Ajo çfarë e bën Postën Shqiptare partnerin më të favorshëm është pikërisht shtrirja e saj në gjithë vendin. Në këtë mënyrë shqiptarët në çdo cep të botës do të mund të dërgojnë dhe marrin para në kohë të shpejtë e më të sigurt.