Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është i pari nga zyrtarët e policisë që pyetet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për videon e Fredi Alizotit. Numri një i policisë ka qëndruar më shumë se një orë para grupit hetimor ku ka dhënë sqarime mbi pretendimet e Alizoti se e kishte sjellë ai në Prokurori në datën 1 Qershor.
Veliu, gjatë seancës se pyetjeve, i ka qëndruar versionit të dhënë më herët nga Policia e Shtetit se Fredi Alizoti në Tiranë ishte sjellë nga zyrtarë të Policisë së Fierit. Ai ka mohuar të ketë shantazhuar apo joshur Fredi Alizotin për të ndryshuar qëndrim dhe të dëshmonte se e kishte bërë ai rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e parë. Në dalje, drejtori i policisë nuk ka dashur të komentojë atë çfarë ka deponuar në Prokurori