Raporti i KLSH për buxhetin 2017 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për Kontrollin e Lartë të Shtetit borxhi publik në vitin që lamë pas arriti në 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ky fakt ka ardhur nga mos deklarimi i plotë i i të gjitha detyrimeve që qeveria ka ndaj biznesit, përfshirë edhe mosrimbursimin e TVSH.Duke raportuar në komisionin e ekonomisë për buxhetin faktit 2017, përfaqësues të KLSH thanë se fenomeni i detyrimeve të prapambetura vijon të jetë një kërcënim për buxhetin përfshirë këtu edhe ato që rrjedhin nga kontratat koncesionare.Por për ministrin e financave, në vitin që lamë pas edhe pse një vit elektoral dhe me ministra teknik, qeveria nuk arriti të krijojë borxh të ri. Shifrat sipas tij, janë të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare.Në raportin e tij KLSH, evidenton edhe cilësinë e dobët të investimeve publike, 28% të cilave u përqendruan vetëm në muajin dhjetor.