Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij. Dy vite më parë, në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.