Meta mirëpret Princin e Monakos - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Princit Sovran të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur Albert II, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në vendin tonë. Kjo është vizita e parë e një monarku të Principatës së Monakos në Shqipëri.Pas ceremonive të mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të te dy vendeve, Presidenti Meta dhe Princi Albert i II zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare.Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, presidenti Meta vlerësoi vizitën e Princit Albert i II në Shqipëri dhe nënvizoi se, në këto shtatë vite marrëdhëniesh diplomatike, bashkëpunimi midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos është zhvilluar në mënyrë shumë pozitive.?Vizita e Princit Albert i II është shprehje e qartë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për t?i nxitur e zhvilluar më tej këto marrëdhënie?Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare, trajnimin profesional e në fusha të tjera me interes.Kreu i Shtetit kërkoi gjithashtu nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptarDuke iu referuar përkatësisë mesdhetare të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Princi Albert II i Monakos nënvizuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe të biodiversitetit.Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Fondacioni Princit të Monakos dhe Shoqata për financim të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe, po i japin strukturave dhe shoqatave përgjegjëse shqiptare për mbrojtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura detare shqiptare.Të dy Krerët e Shtetit vlerësuan angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, duke nënvizuar interesin për të bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim.Presidenti Meta dhe Princi Albert i II u shprehën dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku bëjnë pjesë, në interes të paqes, stabilitetit e zhvillimit të qëndrueshëmNë fund të bisedimeve zyrtare, në praninë e të dy Krerëve të Shteteve, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi nga Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, me anë të së cilës palët bien dakord të identifikojnë fushat e veçanta të bashkëpunimit dhe t?i promovojnë më tej ato.Gjithashtu, u nënshkrua edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert i II të Monakos me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Shoqatës për mbrojtjen e burimeve natyrore ?Pisha Flamur?.

Free Traffic Exchange