Ora News - Veliaj takim më studentët: Jeta është maratonë, duhet vrapuar përditë

2018-10-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke përshëndetur 20 mijë studentët që ulen për herë të parë në auditore ka theksuar se ata duhet të përfshihen në maratonën e jetës.

Në një bashkëbisedim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ai theksoi se arsimi është investimi më i madh në vend.

Sipas tij, pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin më të mirë.

Veliaj: Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë, dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana përfaqëson epiqendrën e çdo zhvillimi politik, kulturor dhe ekonomik, duke i dhënë mundësi të përparojë çdo të riu e të reje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-takim-me-studentet-jeta-eshte-maratone-duhet-vrapuar-perdite

Free Traffic Exchange