Report TV - ‘Të bëj një vit burg dhe të marr ato para’, Salianji publikon përgjimin e Fredi Alizotit

2018-10-16 0

Deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji publikoi sot dokumentin e Prokurorisë lidhur me përgjimin e Fredi Alizotit, i njohur ndryshe si kunati i ?Babales?. Salianji tha se në një bisedë telefonike të përgjuar nga Prokuroria, Fredi Alizoti ka deklaruar se po hidhet nga krahu tjetër, të marrë ato para dhe të bëjë një vit burg për dëshmi të rremë. Deputeti demokrat tha se nga dokumentet dhe përgjimet e Prokurorisë, rezulton se Fredi Alizoti është aktor i krijuar nga Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Deklarata e Salianjit:

Referuar dosjes së Prokurorisë për Fredi Alizotin, Salianji ka publikuar disa përgjime të tjera, të cilat sipas tij zbulojnë se kanë qenë Ardi Veliu dhe Taulant Balla ata të cilët krijuan dëshmitarin e rremë.

në 27 maj, tre ditë para se aktori të rekrutohej zyrtarisht, ai bën këtë bisedë, të përgjuar nga prokuroria. Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër, oi thotë ai shokëve të vet, eh kur të vij, ej të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi. I kishte thënë ai shoku ngaLibrazhdi, hap gojën sa do.

Këto janë përgjimet zyrtare të cilat Prokuroria bën sikur nuk i dëgjon. Dëshmitari është kapur me zë dhe figurë se është marrë dhe ofertuar me 200 mijë euro nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina.

Në përgjimin tjetër ai thotë: ?Më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më janë ofruar, sesa të rri kështu?, Alizoti i referohet dëshmisë së rreme e cila dënohet me një vit burg.

Pas datës 1 qershor, Albert Veliu i thotë Alizotit: Ccfarë lidhje ke ti me këtë punë? Prokuroria duhet të arrestojë Ardi Veliun. Provat dhe përgjimet dëhsmojmnë qartë se Alizoti është sajesë e Edi Ramës dhge Fatmir Xhafajt. Prokuroria ka mbyllur sytë që mbron trafikantin e drogës dhe akuzon gazetarin. Sot është dita kur Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg, Taulant Balla duhet të jetë në hetim dhe pa imunitet, Fatmir Xhafaj duhet të ishte nën hetim. PD s?do tërhiqet asnjë ccast nga beteja jetike për cclirimin e politikës dhe ekonomisë nga krimi.