Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fieri është gati për nisjen e punës për rehabilitimin e Gjanicës dhe qendrës së qytetit, thuajse tetë muaj pas prishjes së 47 objekteve përgjatë lumit. Lajmi u dha në ditën e çlirimit, ku në ceremoninë e Bashkisë ra në sy edhe prania e deputetit të LSI, Robert Bitri.
Pas tetë muajsh pritje nga prishja e 47 objekteve përgjatë Gjanicës, në Fier do të nisë projekti për rehabilitimin e shtratit të lumit dhe qendrës së qytetit, sipas këtij projekti.
Kryebashkiaku, Armando Subashi, e dha lajmin e pritur prej 25 vitesh në ditën e çlirimit, ky i pranishëm ishte edhe deputeti i LSI, Robert Bitri.
Armando Subashi: Përkon kjo ditë e shënuar me ditën e fillimit të punimeve për qendrën e qytetit dhe për reahabilitimin e lumit Gjanica. Projekti është fantastik dhe padyshim pas disa muajsh kur të përfundojë do ti japë qytetit tonë një dimension krejt tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rehabilitimi-i-gjanices-nisja-e-punimeve-lajmerohet-ne-diten-e-clirimit