Opozita braktis takimin per MSA-ne

2018-10-15 0

Opozita bojkotoi takimin e komitetit të 13 të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel, ku bashkëdrejtues ishte Taulant Balla. Drejtuesja e delegacionit europian, Monika Makovei kritikoi përfaqësuesit e opozitës për bojkotin.

"Grupimet ose partitë paneuropiane nuk mund të mbulojnë gabimet e partive të një shteti jo anëtar ose edhe të një shteti anëtar, kur ato janë kundër vlerave europiane, kur ato dhunojnë shtetin ligjor, bojkotojnë parlamentin. Ne flasim për dialog politik konstruktiv. Ku është? Pse braktisje që në fillim me një deklaratë të shkruar paraprakisht?"

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të paraqesin prova në prokurori.

"Kërkesa ime për Partinë Demokratike është të shkojë në prokurori për të siguruar se të gjitha historitë që marr me shkrim ose me zë të trajtohen seriozisht. Nëse ka diçka të vërtetë, ju mund të jeni të sigurt se jo vetëm raportuesi, por të gjithë kolegët do ta trajtojnë çështjen si duhet".

Përfaqësues të Komisionit Europian vlerësuan Reformën në Drejtësi, por bënë thirrje që të vijohet puna për përmbushjen e 5 kritereve për hapjen e negociatave.

"Organet e reja të sistemit të drejtësisë duhet të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur siç është parashikuar në Kushtetutë. Duam të shohim më shumë prova në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu kërkohet reforma zgjedhore përmes zbatimit të rekomandimeve të ODHIR. Reforma të tjera si ajo e pronave, çështja e të drejtat e njeriut dhe çështja e minoriteteve janë gjithashtu të rëndësishme".

Takime të tilla parlamentare edhe në të kaluarën janë shoqëruar me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës dhe janë përmbyllur pa deklaratë të përbashkët.

Tv Klan

Free Traffic Exchange