Ora News - Sherri në PE, Shalsi për Ora News: Ajo që bëri opozita shastisi edhe deputetët europianë

2018-10-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shfaqje të shëmtuar dhe të turpshme e quan mazhoranca atë që ndodhi në Parlamentin Europian, ku opozita shqiptare u largua. Në një lidhje me skype, deputeti i PS, Eduard Shalsi tha për gazetaren Beti Njuma, ajo që bëri opozita "shastisi" edhe deputetët e Parlamentit Europian.

Intervista

Pyetje: Bojkoti i opozitës është zhvendosur nga Parlamenti shqiptar në Parlamentin Europian, çfarë pasojash do të ketë për Shqipërinë ky zhvillim dhe për proceset integruese?

Shalsi: Ishte e shëmtuar dhe turpshme ajo që ndodhi sot. Nuk ishte bojkot, por ishte një largim i beftë që shastisi edhe deputetët e PE. Nuk janë deputetë të majtë, por ka edhe të majtë dhe të djathtë që u befasuan nga sjellja aspak e denjë e opozitës shqiptare. Janë skena që i kemi parë në parlamentin shqiptar dhe shpresonim se do t'ia kursenin deputetëve europiane.

Pyetje: A ekzistonte mundësia që të shmangej kjo sjellje,duke u zëvendësuar zoti Balla?

Shalsi: Po mbi çbazë duhet të zëvendësohej zoti Balla? Mbi bazën e tymnajës, thashethemeve!

E tha mirë një deputeti i parlamentit na jepni prova, ju nuk jeni gjykatës. Nëse ka akuza i drejtohen organeve kopetente dhe më pas ato vendosin.

Në kuadër të gjithçka bën opozita është e turpshme të imagjinohet një sjellje e tillë në PE.

Pyetje: Çfarë pasojash do të ketë kjo sherrnajë?

Shalsi: Përveç një shëmtie dhe një fytyre që pavarësisht se janë opozitare, janë ata që janë dhe ne nuk do të donim që Shqipëria të merrtë nje njollë për shkak të papërgjegjshmërisë së disa individëve që flasin në emër të opozitës. Nuk është populli i opozitës që të përfaqësohen në një mënyrë të tillë.

Ajo që ndodhi më vonë është provë se gjërat do të vazhdojnë, pavarësisht vjen apo nuk vjen grupi opozitar. Ne diskutuam mbi të gjitha amendamentet. Madje PD dhe opozita u braktis edhe nga grupi i partive popullore, të cilat kishin depozituar amendamente, një pjesë e të cilave u morën në konsideratë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherri-ne-pe-shalsi-ora-news-ajo-qe-beri-opozita-shastisi-edhe-deputetet-europiane