Shqiptaret shpenzuan ne kumar 592 mln euro per 6 vjet

2018-10-15 1

Paratë që shpenzojnë shqiptarët në tregun e bixhozit kanë njohur 40 % rritje gjatë viteve të fundit. Në 6 vite, nga 2012-a deri në Dhjetor të 2017-ës, qytetarët shqiptarë kanë lënë pranë kompanive të basteve, kazinove dhe bingove 74 miliard lekë, ose 592 milionë euro.

Me këto shifra, rezulton se çdo qytetar i republikës së Shqipërisë, nën moshën 18-vjeç, të ketë shpenzuar të paktën njëherë gjatë kësaj periudhe 280 euro në lojëra fati.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilat flasin për një treg i cili në 6 vitet e fundit pothuajse ka dyfishuar qarkullimin e parave, duke u kthyer në një plagë të madhe për shoqërinë.

Në 2012-n , xhiro totale e kompanive që operojnë në fushën e lojërave të fatit ishte 9.15 miliard lekë, ose e konvertuar në monedhën e përbashkët europiane, 67 milionë euro.

Në fund të vitit të 2017, kjo industri arriti që të realizojë të ardhura në masën e 15.23 miliard lekëve, apo 121 milionë eurove, duke rritur me 54 milionë euro xhiron vjetore.

Vetëm nga shtyrja me dy vite e ligjit të miratuar në vitin 2015-ë, familjet shqiptare kanë lënë në kompanitë e kumarit 232 milionë euro.

Numri i shoqërive të licensuara nga Autoriteti i Lojërave të Fatit ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2012. Nga tregu ka dalë një kazino elektronike dhe është futur Lotaria Kombëtare.

Ndërsa numri i pikave të basteve sportive ka arritur në 3 900, 900 më shumë se sa lejon ligji. Qeveria ndërkohë ka kaluar amendamentet për ligjin e lojërave të fatit, për t?i mbyllur ato përfundimisht me 1 Janar të vitit 2019.

Tv Klan