Efektet e kazinove: 3.5 mld lekë më pak, rreth 5 mijë të papunë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e financave duket se i ka bërë llogaritë lidhur me efektet financiare që do të ketë zbatimi i ligjit për mbylljen e dy kategorive të lojërave të fatit, nga janari i vitit të ardhshëm.Me heqjen e kazinove elektronike si dhe basteve sportive nga zonat urbane, të ardhurat në buxhet do të jenë 3.5 miliard lekë më pak.Ne mbledhin në vit 5 miliard lekë nga lojërat e fatit. Duke qenë se do të mbyllen vetëm dy kategori, ne parashikojmë që të ardhurat të buxhet nga ky zë do të jenë minus 60-70 %, e thënë ndryshe rreth 3.5 mld lekë. Por këto para për ne janë të kompensueshme, me ndryshimet që po bëjmë në paketën fiskale, - thotë Niko Lera drejtor i politikave fiskale në MF.Ndërsa sa i përket të punësuarve, në listëpagesat e tatimeve rezultojnë rreth 7300 punonjës. Edhe në këtë çështje, efekte negative rezultojnë në masën 70%. Por kjo shifër sipas zyrtarëve mund të merret me rezerva, pasi një sërë ambientesh mund të ristrukturohen në shërbimet që ofrojnë, çka do të thotë se nuk do të mbyllen tërësisht.Ne na rezultojnë 7280 të punësuar. Efekti negativ që parashikojmë arrin në 4500-5000 të punësuar që do të dalin të papunë. Por mos të harrojmë që shumë pika bastesh funksionojnë edhe si bare, çka do të thotë që ekziston një mundësi i rishikimit të aktiviteti të tyre tregtar duke ofruar shërbime të tjera.Zyrtarët e financave pranojnë se çështja e basteve online është ende në diskutim. Projektligji i miratuar nga qeveria deri më tani parashikon vetëm zhvendosje të kazinove elektronike si dhe mbyllje të basteve sportive, por jo mbyllje të këtij aktiviteti online. Por me herët kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale bëri të ditur se nuk do te ketë asnjë monopol për bastet online.