http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse është cilësuar si një nga profesionet më të vështira, për shkak se në shumë raste jeta e tyre është në rrezik, mijëra të rinj, djem e vajza vijojnë të ketë pasion shkollën e policisë.Nga 2700 aplikantë, 1000 prej tyre iu nënshtruan sot fazës së parë të konkurrimit, që ishte testimi me shkrim. Në 100 pyetje, të rinjtë u testuan për njohuritë që kishin nga shkolla e mesme.Anxhela Çepuni është një vajzë 19 vjeçare, e cila që kur ishte fëmijë ka jetuar në Greqi, por pasioni për policinë e ka kthyer në atdhe.Përveç pasionit për policinë, disa të tjerë duan të ndjekin edhe rrugën e të afërmve të tyre që aktualisht punojnë brenda uniformave blu.Testimi me shkrim u monitorua me kamera edhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga shërbimi i kontrollit të brendshëm si dhe nga ICITAP e PAMECA.Nesër do t?i nënshtrohen testimit edhe pjesa tjetër e aplikantëve. Në përfundim të tre fazave të testit, fitues do të shpallen 150 persona.