Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe vartësit të tij në policinë e Fierit, si dhe heqjen e imunitetit të deputetit Taulant Balla. Basha tha se këta persona manipuluan provat për të nxjerrë të pa fajshëm Agron Xhafajn, ndërsa paralajmëroi se nga ky vendim i prokurorëve varet jo vetëm zbatimi i ligjit por dhe stabiliteti i vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje atyre që i cilëson burra dhe gra me kurajo në prokurori, të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, si dhe të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës.
Sipas Bashës, këta persona manipuluan provat për të mbrojtur vëllain e Fatmir Xhafajt.
Basha: Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.
Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokurorisë del zbuluar se si kupola e Policisë dhe e Prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.
Nga sjellja e këtyre prokurorëve, thotë Basha, varet jo vetëm zbatimi i ligjit por dhe stabiliteti i vendit.
Basha: Veproni sa nuk është vonë.Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijesohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
Një paralajmërim, Basha kishte për kryeprokuroren Arta Marku dhe kreun e krimeve të rënda.
Basha: Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.
Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t?i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund - rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë.
Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur.
Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.
Kryetari i opozitës një thirrje kishte dhe p...