Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, apeloi prokurorinë të presë fletë-arrestet për drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit.
Basha: Ju bëj thirrje burrave dhe grave në prokurori që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë dhe të paligjshëm të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e policisë së Fierit.
Basha gjithashtu kërkoi nisjen menjëherë dhe pa humbur kohë të procedurës së heqjes së imunitetit dhe marrjes si të pandehur të Taulant Ballës, si dhe nisjen e hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafaj dhe Donika Prelës.
Për shefin e opozitës, "provat për inkriminimin Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa, vëllait të Ministrit të Brendshëm janë të pakundërshtueshme".
Kryetari i PD-së nuk kurseu dhe një paralajmërim për dyshen Marku-Prela.
Basha: Deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën, Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorë të saj në prokurori do të mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi çdo polic, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do ti mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund, rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal dot më asgjë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-thirrje-guximtareve-ne-prokurori-prisni-flete-arrestet-veliun-dhe-drejtorin-e-policise-fier