Report TV - Rama për Nuhun: Shpifës me uniformë! Pse nuk publikohen pamjet e komisariatit në Krujë?

2018-10-15 1

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka kritikuar drejtuesit e Policisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Rama e quajti Nuhun, një shpifës me uniformë, por nuk harroi të kërkojë llogari nga drejtori i SHÇBA-së dhe drejtuesit e tjerë, lidhur me hapat që duhet të ndërmerrnin për të sqaruar publikun, pasi sipas Ramës, policia e Shtetit në çdo rast e kishte bërë detyrën.
Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës. Sa herë takoheshim; më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lart që i devijojmë rrugën policisë së Shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarur.
Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë? Kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s?mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori.
Kamerat iu dërguan prokurorisë, se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit, u la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, që kamerat thonë se as ishte, e as kishte asgjë të kësaj natyre.

Free Traffic Exchange