Grupi i katër prokurorëve ka vendosur të " /> Grupi i katër prokurorëve ka vendosur të "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grupi i katër prokurorëve ka vendosur të shtyjë deri me 17 janar hetimin për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Çështja është shqyrtuar paraditen e kësaj të hëne (15 tetor 2018) në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është analizuar dosja me elementët e grumbulluar deri më tani.
Në konkluzion thuhet se shtyrja me tre muaj do të shërbejë për administrimin e letër-porosisë që i është nisur Italisë dhe Malit të Zi, por në të njëjtën kohë do të vazhdojë dhe kqyrja e verifikimeve pasurore.
Në dosje renditen dhe argumentat e hetimit.
"Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi në hetim Mosi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, ku si person i dyshuar është dhe ish-ministri i Brendshëm në hetim Saimir Tahiri.
Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet fisnore me ish-Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve të dhëna atij, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit".
Madje prokurorët shprehen se dyshojnë se Tahiri kishte dijeni dhe u siguronte paprekshmërinë.
Ish-Ministri i Brendshëm u akuzua prej opozitës si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Kjo pas publikimit të përgjimeve të grupit "Habilaj" në Itali, ku emri i tij përmendej si personi që i mbështeste.
Në deklaratat për mediat, opozita akuzoi se Tahiri kishte udhëtuar me Habilajt në Greqi me automjetin që ai u kishte shitur më parë.
Një tjetër akuzë ishte dhe udhëtimi i Tahirit me jaht drejt Malit të Zi.
Nga ana e tij, ish-Ministri i Brendshëm ka kundërshtuar akuzat teksa dorëzoi dhe mandatin e deputetit, ku kërkoi prej Prokurorisë një hetim të plotë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/drej-mbylljes-hetimet-dosjen-tahiri-prokuroret-takim-provat-e-fundit