Kuvendi sot debaton marëveshjen për ndryshimin e emrit

2018-10-15 0

Kuvendi sot fillon debatin për amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit, në një përpjekje për t?i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike me Greqinë.

Për ndryshimin e emrit, kryeministrit Zoran Zaev i duhen dy të tretat e votave të deputetëve, thënë ndryshe 80 nga 120 vota.

Është ende e paqartë nëse koalicioni qeveritar mund të sigurojë 10 vota nga opozita nacionaliste për arritjen e dy të tretave të tyre.