Veliaj: 4 vitet e ardhshme, terrene sportive ne cdo lagje

2018-10-15 3

Pas suksesit me këndet e lojërave, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje. Në edicionin e dytë të kampionatit ?Survivor Games? në Parkun e Liqenit Artificial, një event outdoor që promovon jetesën aktive në natyrë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga ambiciet për mandatin tjetër është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit. ?Dikur kjo ishte një pellgaqe, por duke transformuar atë, sigurojmë një mjedis cilësor, të sigurt, të mbrojtur, të shëndetshëm për të ushtruar sport, për të mos pasur makina vërdallë dhe për t?i rritur vlerën kësaj hapësire.

Por, një ndër gjërat që duam të bëjmë është ta çojmë këtë projekt në çdo lagje, njësoj siç bëmë me projektin e këndeve të lojrave. Kur filluam këndin e parë të lojërave, Tirana desh u kthye përmbys, kurse sot kemi bërë 35 kënde. Imagjinoni sikur ta bëjmë këtë me të gjitha terrenet sportive!


Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e tjera?, tha Veliaj. Ai shprehu bindjen se edhe terrenet e reja sportive do të jenë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët, ndaj i ftoi ata të identifikojnë një hapësirë të përshtatshme për aktivitete sportive, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë për transformimin e saj në një fushë sportive. ?Vetëm në perimetrin e 1 km kemi bërë tre investime të ngjashme: një tek fillimi i digës, tjetra në mes të itenerarit të Liqenit, kurse e treta afër Pallatit të Brigadave. Janë tre pikat më të frenkuentuara, jo se njerëzit nuk kanë ku të shkojnë në palestër, por sporti në natyrë është diçka shumë e dobishme. Ndaj, nëse identifikoni një hapësirë të tillë në lagjen apo komunitetin tuaj, ne mund të investojmë?, tha Veliaj.

Me hapjen e terreneve të reja sportive, Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës. ?Nëse Tiranën e mbushim me kënde sportive, siç kemi bërë me këndet e lodrave, mund të kemi një shoqëri shumë më të shëndetshme.

Çdo 1 lek i harxhuar në sport janë 3 lekë të kursyera në shëndetësi. Dua t?ju ftoj të bëhemi të gjithë avokatë të një jete të shëndetshme?, u nënvizoi kreu i Bashkisë. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e instruktorëve të palestrave që të kontribuojnë vullnetarisht për masivizimin e sportit tek të rinjtë, duke shfrytëzuar terrenet sportive të shkollave në kryeqytet, që tashmë janë të hapura edhe si qendra komunitare pas mësimit. ?Jo të gjithë kanë mundësinë të përballojnë një palestër, jo të gjithë kanë mundësi të kenë një instruktor, por disa gjëra i kemi mundësitë t?i bëjmë. Së pari, kemi hapur të gjitha shkollat e Tiranës pas mësimit, disa prej jush nëse do të donit të ishit një trajner vullnetar për nxënësit tanë në një palestër që bashkia ofron pas mësimit, do ishim shumë të lumtur që të bashkëpunonim me ju. Kështu do t?u siguronim nxënësve që vijnë nga periferia e Tiranës, një trajner i cili mund t?u ndryshojë jetën?, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek k...