Ora News - Ish-kreu i KQZ propozon kryekomisioner, model i ndjekur në Kanada

2018-10-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i KQZ i kërkon klases politike që ta kthejnë KQZ në një institucion të besueshëm. Sipas tij duhet gjetur një formulë tjetër, madje propozon që në Shqipëri, zgjdhjet të administrohen nga një kryekomisioner i zgjedhur në mënyrë konsensuale.

Pas reformës zgjedhore edhe Komsioni Qendror i Zgjedhjeve po hyn në një ngërç, pasi pastitë politike ende nuk kanë bërë të ditur emrat të cilët do të zëvendësojnë katër anëtarët, të cilëve ju përfundon afati me 18 Tetor. Për të dalë nga kjo krizë ish-kryetari i KQZ porpozon që në krye të KQZ të zgjidhjet vetëm një kryekomisioner me konsesuse politik, model ky i ndjekur nga Kanadaja.

Celibashi: Do të ishte një formulë tjetër, i cili të jetë komisioneri i lartë për zgjedhjet. Të zgjidhet me konsensus, kjo do ta bënte procesin zgjedhor, institucionin e besueshëm nga të gjitha palët, kjo rrjedhimisht do të sillte edhe besim më shumë në procesin zgjedhor.

Edhe pse situata aktuale është ende e paqartë pasi nuk dihet ende nëse PD do të çojë emrat zëvendësuaes, Ilirjan Celibashi shprehet se kjo histori është e përsëritur pasi klasa politike e gjen gjithmonë zgjidhjen në momentin e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-kreu-i-kqz-propozon-kryekomisioner-model-i-ndjekur-ne-kanada