Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata sensibilizuese për kancerin e gjirit nuk ka mundur ti ndërgjegjësojë të gjitha gratë dhe vajzat. Në mesin e tyre ka edhe nga ato të cilat nuk kanë kryer asnjë kontroll dhe që shprehen se do ti qëndrojnë larg dyerve të spitalit deri sa të konstatojnë ndonjë shqetësim shëndetësor.
Grua: Nuk kam shkuar sepse kam qenë mirë.
Por për të tjerat shëndeti është mbi gjithçka, ndaj i kushtojnë vëmendjen dhe kohën e duhur duke kryer kontrolle të shpeshta.
Gra: Kontrollin e bëj. Jam nëna e 4 fëmijëve. Më shumë vajzat më shtynë.
-Të kryesh kontroll është kulturë mbi të gjitha dhe tregon formim intelektual.
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kontrollet-tek-mjeku-qytetaret-vetem-kur-konstatojme-probleme-shendetesore