Biznesi kerkon heqjen e taksave te karburantet

2018-10-14 0

Rritja e çmimit të karburanteve gjatë javës së fundit me 10 lekë / Litër ka bërë që shoqatat e biznesit t?i drejtohen qeverisë për të ulur taksat që merren nga ky produkt. Përmes një deklarate të nisur për mediat, Konfindustria kërkon përgjysmimin e taksës së qarkullimit nga 27 lekë për litër në 13 lekë për litër, si dhe ngritjen e Entit Kombëtar të Karburanteve, një mekanizëm që sipas saj do të mbikëqyrë cilësinë e naftës në vend.

Por edhe Këshilli i Agrobiznesit kërkon që qeveria të marrë masa për uljen e çmimit të naftës, lëndë e cila ka afërsisht 40% të kostos në sektorin e bujqësisë. Agim Rrapaj thotë se ekzekutivi duhet të heqë akcizën për karburantin që përdoret në bujqësi.

Rritja së fundmi e çmimit të naftës në Shqipëri, shumë lart se rajoni, do të rritë edhe çmimet e produkteve bujqësore, sqaron Rrapaj, duke bërë që në treg të preferohen prodhimet e importit.

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur që prej Shtatorit për shkak të rritjes së tensioneve tregtare SHBA- Kinë dhe daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Në vendin tonë një litër naftë sot tregtohet mesatarisht me 185 Lekë, por në disa pika çmimi i kësaj lënde ka arritur në 194 lekë/litër, më i larti në rajon.

Tv Klan

Free Traffic Exchange