Mogherini: Marrëveshja e Prespës, mundësi unike - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-14 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini thekson se marrëveshja e Prespës është rast unikat për pajtim dhe mbyllje të kontestit dydekadësh  mes Shkupit dhe Athinës dhe ky rast mund të mos përsëritet më,Një ditë para vendimit të Kuvendit për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, në intervistë për MIA-n, Mogerini është shprehur se BE-ja përkrah  marrëveshjen e arritur.Sipas saj kjo është mundësi unikate për pajtim  të Ballkanit Perëndimor, i cili mund të mos përsëritet.?Shpresoj se të gjitha palët do ta kapin këtë moment dhe se do të sigurojnë të ardhme në BE për vendin, të ardhme të cilën gjithë kombi e shpreson me vite që të bëhet realitet.?Nesër do të kuptohet nëse ekziston  shumicë e nevojshme në Kuvendin e Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Cila është porosia juaj në këtë moment??E kam pasur privilegjin të marr pjesë në firmosjen e Marrëveshjes mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në qershor pranë Liqenit të Prespës. Të dy palët treguan guxim politik, lidership, përgjegjësi dhe punuan pa lodhje që t?i tejkalojnë dallimet dhe problemet e vjetra dhe ta arrijnë këtë marrëveshje historike të cilën tërë Evropa e përshëndeti. Tani ka procedura nacionale për implementimin e marrëveshjes që zhvillohen në të dy anët dhe kjo duhet të mbrohet dhe respektohet. I kuptoj ndjeshmëritë dhe prapavinë  historike komplekse të kontestit,  si dhe brengat e shprehura. Kontesti nuk ka ekzistuar aq gjatë pa arsye, megjithatë siç u pamë në të kaluarën, sa më shumë kohë që kalon, aq më rëndë është të gjehet zgjidhje. Procesi negociues duhet  të ketë qenë i dhimbshëm dhe rezultati është një kompromis. Por, është kompromis me të cilin  me sukses plotësohen  interesat kyçe të të dy palëve. Pozita jonë është e qartë: BE-ja tërësisht e përkrahë  marrëveshjen e arritur. Kjo është mundësi unikate për pajtim  të Ballkanit Perëndimor i cili mund të mos përsëritet. Shpresoj se të gjitha palët do ta kapin këtë moment dhe se do të sigurojnë të ardhme në BE për vendin, të ardhme të cilën gjithë kombi e shpreson me vite që të bëhet realitet.Rezultati pozitiv  a do të thotë përshpejtim i procesit të zgjerimit??Pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore luajnë rol kyç në angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe është parim kyç i procesit të zgjerimit, ashtu që zgjidhja e kontestit të tillë të rëndë  është nga vlera e madhe  për rajonin dhe  rast për përparim  në rrugën drejt BE-së. Nëse momenti shfrytëzohet me mençuri që të përparohet në reformat të cilat nevojiten,  atëherë para nesh është një progres i  rëndësishëm. Vendet-anëtare e hapën rrugën për fillim të negociatave në qershor të këtij viti, në bazë të kushteve të qarta. Kjo është pjesë e angazhimit tonë të fuqishëm në rajon, i cili është nga interesi për të gjithë, edhe për vendet anëtare dhe rajonin.Nëse Marrëveshja ...

Free Traffic Exchange