Xing me Ermalin/ Modelja tregon takimin e pare me bashkeshortin

2018-10-13 2

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më pa komplekse të showbizit. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku tregoi takimin e parë me bashkëshortin e saj miliarder, Sam Nazarian.

Modelja tha se takimi i tyre i parë ka qenë në Karaibe dhe se  fjalët e para që bashkëshorti i ka thënë kanë qenë: Ti vjen era djath.

?Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t?i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeç. Kur tavolina e burrit u ngrit ai sëbashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë?, tregoi Emina.

Modelja po ashtu tregoi për takimin e sikletshëm me familjen e bashkëshortit teksa tha se vjehrri i kishte kërkuar të prekë hundën me gjuhë, një mënyrë kjo për të ?thyer akujt? mes tyre dhe për të ç?tensionuar bisedën.

?Pas katër muajsh pasi u njoha me Samin më tha se donte të më prezantonte me familjen e tij. Isha shumë nervoze. Sapo e takova babain e tij më tha: Dua të të bëj një pyetje shumë serioze. Dhe më tha: A mund ta prekësh hundën me gjuhë? Unë u habita. Pashë burrin dhe ai më tha mund ta bësh dhe unë e bëra. Dhe kështu u thye akulli?, tregoi modelja./tvklan.al