Ora News - Ruçi: Dritëro Agolli i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamentit

2018-10-13 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dritëro Agolli këtë të shtunë do të ishte 87 vjeç.

Miqtë dhe të afërm e kujtuan në vendlindjen e tij Menkulas të Devollit.

Elena Agolli: Ka qenë dhe do mbetet përjtësisht si data e shenjtë, e cila solli në jetë njeriun që më shumë se mijëra fletë dhe tekste historie e bëri Devollin të ndihet toka e shenjtë.

Ashtu si kur ishte gjallë, Gjeniu i letrave shqipe, nder i Kombit bëri bashkë qindra miq, familjarë dhe shtetarë.

Gramoz Ruçi e cilësoi diamant i botëve shqiptare, që dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit shqiptar.

Ruçi: Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe. Nëse dikush mendon se mund ta arrijë Dritëronë si shkrimtar dhe poet, kjo nuk mund të ndodhë. Por edhe nëse dikush shpreson se mund ta konkurrojë Dritëronë si politikan, përsëri e ka të vështirë, madje të pamundur. Sepse Dritëroi është deputeti më jetëgjatë, rreth 30 vjeçar, në të dy kohrat dhe rrallëkush si Ai i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamentit. Sepse shkrimtari dhe politikani Dritëro u ngjizën në simbiozë dhe rrallëkush si Ai guxoi që me veprën e vet të na tregojë ?Shqipërinë alternative?, si nën monizëm, ashtu edhe në demokraci. Sepse Dritëroi është borizani që u priu socialistëve shqiptare drejt shndërrimit në një forcë politike e demokratike të majtë dhe i inspiroi atë të bëhen partia më progresiste e vendit.

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, vlerësoi Dritëro Agollin për krijimtarinë e tij, duke veçuar poemën e Hashures, sipas tij ende të pa vlerësuar.

Ndërsa ata që me Dritëroin i lidhi jeta që prej nisjes e deri në fund, zbuluan amanete të Homerit shqiptar dhe kërkuan kthimin në muze të banesës së poetit.

Pelegrinazhi i 87-vjetorit të Dritëro Agollit u shoqërua edhe me një panair ku ekspozoheshin prodhimet bujqesore të kësaj zone.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ruci-dritero-agolli-i-dhuroi-fisnikeri-salles-se-merzitshme-te-parlamentit