http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendës kryeministri për Çështje Europiane në Maqedoni Bujar Osmani, i cili është nën hetim nën dyshimet për shpërdorim detyre, mohon akuzat që janë bërë ndaj tij nga prokuroria Speciale. Në një konferencë për mediat Osmani konfirmoi se kishte dorëzuar në organin e akuzës dokumentacionin e plotë që vërteton se nuk ka abuzuar me detyrën. Bujar Osmani: ?Unë kam pritur edhe në fazën para hetimore që të thirrem nga Prokuroria. Tani hetimi veç më se është hapur dhe unë kam mbledhur të gjithë dokumentacionin përmes të cilës qartësisht se vendimet e mara janë ligjore dhe në interes të qytetarëve?. Osmani është i akuzuar për çështjen ?Pacienti?, dhe sipas prokurorisë së bashku me zyrtare te tjerë kanë bere tendera për rikonstruktime në qendrat spitalore. Hetuesit kane arritur ne përfundimin se është dëmtuar buxhetin e shtetit pasi janë përzgjedhur kompanitë me ofertat me te larta.