Ora News - Ruçi: Dritëro Agolli i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamentit

2018-10-13 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi mori pjesë në festën e 87 vjetorit të Dritëro Agollit, në Menkulas të Devollit. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Ruçi vlerësoi rolin e shkrimtarit të madh qoftë në fushën politikë, qoftë në atë të letrave shqipe.

Ruçi: Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe. Nëse dikush mendon se mund ta arrijë Dritëronë si shkrimtar dhe poet, kjo nuk mund të ndodhë. Por edhe nëse dikush shpreson se mund ta konkurrojë Dritëronë si politikan, përsëri e ka të vështirë, madje të pamundur. Sepse Dritëroi është deputeti më jetëgjatë, rreth 30 vjeçar, në të dy kohrat dhe rrallëkush si Ai i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamentit. Sepse shkrimtari dhe politikani Dritëro u ngjizën në simbiozë dhe rrallëkush si Ai guxoi që me veprën e vet të na tregojë ?Shqipërinë alternative?, si nën monizëm, ashtu edhe në demokraci. Sepse Dritëroi është borizani që u priu socialistëve shqiptare drejt shndërrimit në një forcë politike e demokratike të majtë dhe i inspiroi atë të bëhen partia më progresiste e vendit.

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit te shquar, shprehu mirënjohjen për të gjithë dashamirësit dhe miqtë e Dritëroit dhe falenderoi organizatorët e kësaj feste të bukur. Ajo tha se kjo datë e bëri Devollin të ndihet "toka e shenjtë".

Elena Agolli: Ka qenë dhe do mbetet përjtësisht si data e shenjtë, e cila solli në jetë njeriun që më shumë se mijëra fletë dhe tekste historie e bëri Devollin të ndihet toka e shenjtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ruci-dritero-agolli-i-dhuroi-fisnikeri-salles-se-merzitshme-te-parlamentit