Report Tv-'Takoi fëmijët dhe u var', banorët e Petro Ninit tentojnë vetëflijimin

2018-10-13 0

Nga vendimi për prishjet e shtëpive, te hyrja me forcë e fadromave, e deri te tentativa për vetëflijim. Familjet Dervishi dhe Llapaj ndodhen përballë vendimit të gjykatës për shpronësimin e banesës së tyre dhe ligjit që dikur i ka bërë pronarë.

Përballë të tilla udhëkryqeve, njëri prej familjarëve të familjes Dervishi mbrëmjen e djeshme ka tentuar vetëvrasjen.

Burri takoi fëmijët dhe më tha se po dal pak. U vonua nja 20 minuta dhe thashë që të dal dhe ta shoh njëherë se nga vajti. Veç kur dola dhe e pashë burrin me litar në qafë. Në oborr hyri një burrë, i preu litarin. Mirë që erdhën fqinjët e morën. U tmerruan. Ne duam ndihmë nga shteti.

Fatime Dervishi, banore
Por, banorët thonë se nuk do të ndalen. Ata kërkojnë që entet ligjzbatuese, por dhe kryeministri Rama të shohin dokumentat e pronësisë.

Free Traffic Exchange