Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro ndoqën nga afër fillimin e punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Burrel-Klos.
Investimi në segmentin me gjatësi 18.6 km do të jetë në vlerën 3.7 milionë eurove në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen e rrugëve. Është parashikuar të kryhet një rehabilitim i plotë dhe i thellë i segmentit, ku përfshihet realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjitha gjatësinë e rrugës, vendosja e sinjalistikës rrugore, masave të sigurisë rrugore etj.