http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Agroturizmi duket se është sektori që ka zgjuar interesin e kompanive për të investuar në këtë fushë. Nisur edhe nga lehtësirat fiskale të miratuara nga qeveria, numri i aplikimeve në qendrën kombëtare të licencimeve ka pësuar një rritje të ndjeshme 43 të tilla, ndërsa ky numër deri në fund të vitit parashikohet të rritet edhe më tej. Po ku do jenë të përqendruara investimet dhe çfarë përfshijnë ato? Aplikimet janë të shtrira në të gjithë Shqipërinë, kryesisht pranë fshatrave, duke nisur që nga Tirana, Fieri, Tropoja etj. Investimet përfshijnë ndërtimin e strukturave akomodouese të shoqëruar edhe me ferma, pasi ky është edhe një nga kushtet për tu licencuar në këtë sektor, me qëllim që të përfitojën lehtësitë fiskale, të miratuara nga qeveria-thotë Ilir Halilaj, zëvendës ministër i bujqësisë. Nëpërmjet zhvillimit të projekteve të tilla, synohet edhe rigjallërimi i zonave rurale për të cilat qeveria ka evidentuar 100 fshatra ku do të fokusohet vëmendja për investime. Në mes të vitit qeveria miratoi një paketë fiskale, me qëllim stimulimin e investimeve të tilla. Taksa e infrastrukturës është zero, tatim fitimi 5%, ndërsa TVSh është 6%.