Ora News - Vasili: Paketa antishpifje, përzierje mes maskarallëkut dhe idiotësisë

2018-10-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Një përzierje e veçantë mes maskarallëkut dhe idiotësisë" kështu e quan kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paketën antishpifje të prezantuar nga kryeministri Edi Rama këto ditë.

Në një dalje për median nga selia e LSI-së, Vasili u shpreh: "Paketa antishpifje është një përzierje shumë e veçantë ndërmjet maskarallëkut dhe idiotsisë është një bashkim që i mishëron vetëm kryeministri, amalgamë mes maskarait dhe idiotit"

Ndërsa kthimin e ligjit për teatrin nga presidenti Meta, Vasili e quajti rreze shprese.

Ka një institucion që respekton Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi, dhe jo interesat e fëlliqura që ka qeveria.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-paketa-antishpifje-perzierje-mes-maskarallekut-dhe-idiotesise

Free Traffic Exchange