Veliaj: Vitin tjetër nis ndërtimi i Kopshtit Zoologjik dhe Botanik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-13 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se vitin e ardhshëm Bashkia do të nisë ndërtimi i Kopshtit të ri Zoologjik dhe atij Botanik. Në një takim me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin për mbrojtjen e kafshëve të mbajtur me të vegjlit e qytetit në mjediset aktuale të Kospshtit Zoologjik, kryebashkiaku Veliaj theksoi se në buxhetin e bashkisë do të prashikohet një fond i veçantë për ndërtimin e projektit, i cili parashikon lidhjen të dy kopshteve, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme, me një sipërfaqe katër herë më të madhe se ajo aktuale. ?Kopshti Zoologjik është vërtet i madh, më i pastër dhe më i mirë, por për ta bërë edhe më të mirë na duhet një hapësirë një çikë më e madhe. Prandaj, do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik, pra që edhe bota e bimëve, edhe bota e kafshëve, të jenë të përziera me njëra-tjetrën, dhe jo të ndara me gardhe dhe me bileta. Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik, dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi prapë në një hapësirë tjetër të gjelbër, që është Kopshti Botanik. Do të kemi një hapësirë 4 herë më e madhe se kjo që kemi sot? Kryebashkiaku Veliaj njoftoi gjithashtu se në nëntor do të nisë sezoni i mbjelljeve të pemëve. Ai ftoi fëmijët që bashkë me prindërit e tyre t?i bashkohen fushatës së mbjelljeve, ku objektiv, sipas tij, është thyerja e rekordit të vjetshëm. ?Në nëntor do të nisim sezonin e mbjelljeve, ndaj dua që të gjithë të bëheni gati. Nuk ka rëndësi kur e keni ditëlindjen, por mund të mbjellim nga muaji nëntor deri në muajt mars-prill. Duam që këtë vit të thyejmë rekordin e vitit të shkuar. Punë e madhe nëse e keni ditëlindjen në gusht, pemën tuaj mund ta mbillni tani, poshtë pallatit, diku në fshat, por rëndësi ka që Tirana të jetë e mbushur e gjitha me pemë?