Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në konsullatën italiane në Vlorë u çel ekspozita e parë e artistit të ri shqiptar Loni Mjeshtri. Nën titullin ?Nga shtëpia në shtëpi?, 24 vjeçari prezantoi punën e tij në pikturë e fotografi, mes dy vendeve që i konsideron shtëpi.
Prej katër vitesh student në Romë, të cilën e quan shtëpi, ky artist i ri është rikthyer në vendlindje për të prezantuar punët e tij.
Ekspozita me fotografi e punime në pikturë jo pa qëllim titullohet " Da casa a casa" "Nga shtëpia në shtëpi".
Loni Mjeshtri, në telajo ka derdhur pamje nga vendlindja dhe Italia ku jeton. Ndërsa në celuloid ka fiksuar Romën.
Emocionet e pas shiut, shkëlqimin e diellit, por dhe karaktere njerëzore.
24-vjeçari nga Klosi konsiderohet një talent në pikturë, ndaj edhe ekspozita e çelur në Vlorë u mbështet nga konsullata italiane në Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-shtepia-ne-shtepi-artisti-24-vjecar-tregon-emocionet-mes-shqiperise-e-italise