Prokurorët refuzojnë të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndërsa afati prej 15 ditësh lënë në dispozicion ka skaduar që më datë 10 tetor 2015. Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv rezulton se asnjë kandidat nuk ka aplikuar për t?u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në dokumentin e datës 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-s. Afati për të garuar për këtë pozicion ishte 15 ditë nga data e shpalljes 25 shtator 2018 por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.