Ora News - Lufta kundër kanabisit, Voltana Ademi akuza ish-drejtuesve të policisë

2018-10-13 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi akuzoi ish-drejtues të Policisë së Shkodrës se nuk kanë patur vullnet për të luftuar kultivimin e kanabisit në qarkun verior. Gjatë një takimi të task-forcës së dy qarqeve me problematike ndër vite, kryesuesja e misionit të OSBE tha se institucionet vendore kanë patur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Një tryezë e thirrur nga OSBE, uli krah njëri-tjetrit dy prej qarqeve më problematike në vend, sa i përket kultivimit të kanabisit në vite.

Shkodra dhe Vlora u bënë pjesë e një analize të përbashkët mbi problematikat dhe rezultatet e arritura në këtë luftë, që shënoi përmirësime të ndjeshme gjatë 2018-ës, krahasuar me vitet e shkuara.

Katerine Kristesashvili: Mungesa e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni.

Kryebashkiakja e Shkodrës,Voltana Ademi, pavarësisht rezultateve shprehu skepticizmin për punën e policisë, duke përmendur edhe emra ish-drejtuesish.

Voltana Ademi: Jam shumë e sigurt që po të kishim atë drejtorin që ishte, zotin Alban Çela, se më pëlqen të them dhe emrat, do të kishim një shifër në rritje sikur ishte në rritje deri në 2016 edhe në Shkodër, pavarësisht përpjekjeve që do të kishte prefekti, OSBE, e me rradhë.

Ndaj nuk munguan as propozimet çfarë duhet të ndryshojë për policinë përballë kësaj lufte.

Flamur Mamaj: Duhet të kemi vëzhgim në distancë nëpërmjet kamerave termike dhe nëpërmjet mjeteve vëzhguese.

Katër herë më pak se në 2017-ën, apo 106 herë më pak se në 2016 është sipërfaqja e kultivuar me kanabis në qarkun e Shkodres për këtë vit.

Vetëm 45 raste janë shënuar në 2018-ën, ku janë gjetur 88 parcela me 3841 rrënjë.

Të proceduar rezultojnë 49 persona, 3 prej të cilëve kryepleq dhe një punonjës Ujësjellësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kanabisi-ben-bashke-task-forcen-e-shkodres-dhe-vlores-ademi-akuza-ish-drejtuesve-te-policise