Po ‘fluturonte’ me 215 km/ h në Tiranë, policia: Shpejtësia, thikë që e ndan jetën në dysh

2018-10-13 0

TIRANE- Shpejtësia vazhdon të mbetet problem për policinë rrugore, ndërsa mbrëmë është kapur nga radarët një shofer që lëvizte me 215 km në orë, të cilit i është hequr leja e drejtimit, ndërsa policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e makinave.

?A e di ti që "Shpejtësia është një thikë që e ndan jetën në dysh? Sonte falëndero policinë që të ndaloi dhe e mbylle me heqje patente. Nisuni më shpejt po nuk të premton koha, respekto rregullat e qarkullimit, në rast se do të mbërrish i sigurt në destinacion? apelon policia.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar disa aksidente, ndërsa janë shënuar disa viktima dhe të plagosur.