'Repolitix', a rrezikon mandatin deputeti Salianji? Gazetari: Thirret në Prokurori Florenc Hoxha

2018-10-12 1

Çështja "Babale 1" ishte temë e emisionit "Repolitix" në Report Tv, nën drejtimin e gazetarit Denis Minga. Të ftuar në emision janë ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, avokat Spartak Ngjela si dhe gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Elton Qyno. Nën hetim nga Prokuroria, krahas Albert Veliut dhe kunatit të tij, është vënë edhe deputeti i PD, Ervin Salianji, ndërsa detyrim paraqitje Krimet e Rënda kanë dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.

Gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno, tha se javën e ardhshme do paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, i cili ka intervistuar Fredi Alizotin, video kjo e publikuar dy ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Sot ai është pyetur në cilësinë e personit që zhvillohen hetime. Do tregohet në vijim nëse do i komunikohet akuza e kallëzimit të rremë, njësoj si dhe Albert Veliut e Fredi Alizotit. Javën tjetër pritet të vijë dhe të pyetet në prokurori personi që ka invervistuar Fredi Alizotin, Florenc Hoxha. Për çfarë e ka intervistuar dhe për çfarë e ka nxjerrë. Edhe sot, Salianji ka thënë se këtë person nuk e kam takuar ndonjëherë, por në qershor 2018 Florenc Hoxha më ka thirrur dhe më ka dorëzuar një material, ku më ka thënë se ky është personi që ka bërë rolin e Agron Xhafajt.

Elton Qyno, gazetar i Report Tv
Spartak Ngjela: Kjo është luftë kundër Ministrit të Brendshëm. Këtë sturkturë mentale nga Sali Berisha. Frika i ka çuar këtu, por frikën e kanë nga Ministri i Brendshëm.

Fatos Klosi: Opozita duhet të heqë dorë nga këto, të mos merret me "Babalet". Parlamenti iu ka mbetur, duhet ta shfrytëzojnë. Po vjen fundi i legjislaturës dhe do jepet llogari përpara njerëzve për ca gjëra të tjera.