Në kulmin e akuzave ndaj mazhorancës, Edi Rama ka marrë vendimin që ai dhe të gjithë përfaqësuesit e partisë se tij të denoncojnë çdo akuzë që do ta cilësojnë si shpifje, qoftë kur vjen nga kundërshtaret politik ashtu dhe nga mediat.
?Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.
Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive te sajuara për t'u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audience e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjelljes qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!
Për çdo njërën nga çështjet që do të fitojnë do te kërkojnë dëmshpërblim financiar. Të ardhurat vetë kryeministri lajmëron se do te shkojnë për një strukturë të re që do të ngrihet nga shumica e që ai propozon ta pagëzojnë Fondi i Edukimit.
?Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetet, kryebashkiakët socialiste apo të tjerë veprimtare të forcës sonë politike të gjendur përballe një shpifjeje, të shkojnë ne destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.
Kryeministri lajmëron dhe ngritjen e nje Departamenti Antishpifje në selinë roze i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e proceseve gjyqësore që do të hapen për çdo shpifje ndaj socialistëve.