Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në "Ora News" ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani iu përgjigj pyetjeve të gazetarit sportiv, Altin Sulçe, ku tema të nxehta ishin e ardhmja e trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, si dhe shkarkimi i Ze Maria nga stoli i Tiranës. Gjatë diskutimit u trajtua dhe tema e taksave, ky Prodani theksoi se FSHF si një OJF padiskutim që paguan taksa.
Kombëtarja?
Prodani: Nuk dëshiroj të bëj më komente, pasi Christian Panuçi provoi disa futbollist të ri në miqësoren ndaj Jordanisë.
Sulçe: Miqësoret janë për të përgatitur ekipin për ndeshjet e ardhshme. Futboll mbrojtës nuk kemi. Panuçi bën një skemë mjaft të ngatërruar. Nëse nuk mundim Jordaninë, atëherë kë do të mundim.
Prodani: Media është kritike. Panuçit i duhet dhënë kohë. Ndaj Izraelit fituam. Fati është gjithmonë në futboll. Ky është një trajner që po rinovon. Nuk dihet nëse ky rinovim do të jetë i mirë 100%. Ky rezultat nuk duhet të shikohet me këtë sy kritik. Nuk e dimë se sa kohë FSHF i ka dhënë Panuçit për të marrë rezultate.
Sulçe: Mbrojtësi i majtë ta ndryshojsh 100 herë më duket shumë e pabesueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/eduart-prodani-fshf-paguan-cdo-takse-panucci-t-i-duhet-dhene-ende-koh