Ora News - Rama: Kush shpif ndaj nesh do shkojë në gjykatë, PS departament Antishpifje

2018-10-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në Facebook pak nga paketa antishpifje që do të krijojnë socialistët brenda vetes së tyre.

Teksa premton se së shpejti do të miratohet ligji për shpifjen në Këshillin e Ministrave, Rama thotë se çdo shpifje ndaj ministrave dhe deputetëve socialistë do të shkojë në gjykatë dhe jo në studio televizive.

Propozimi që Rama e ka bërë për mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar dhe qeverisë përmban paditjen në gjykatë të çdo shpifje ndaj përfaqësuesve socialistë.

Sipas tij, paratë e fituara në këto procese gjyqësore do të shkojnë për edukimin.

"Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë", shkruan Rama në Facebook, ndërsa shton se në PS do të ngrihet Departamenti Antishpifje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-ps-departament-antishpifje-parate-e-fituara-ne-gjyqe-edukimin