Përpara se të sjellë në Kuvend ndryshimet ligjore për paketën Anti-Shpifje, Edi Rama e ka nisur punën me njerëzit e tij. Të hënën, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë do të prezantohet nisma ?ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT?.
Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
Shkruan Rama në Facebook këtë të premte
Kreu i qeverisë kërkon të marrë edhe mendimet e ndjekësve online, përpara se të hënën ta shqyrtojë me ekipin e tij. Paratë që socialistët do të fitojnë nga gjyqet e shpifjes, do të grumbullohen në Partinë Socialiste ku do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës ligjore kundër Shpifjes.