TIRANË- Një konflikt me armë zjarri për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve në Selitë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi kamioni ku ishte pasagjer Mikel Shira, i kishte zënë rrugën dy personave, atë e bir, që po lëviznin me një mjet tip "Golf 4".
Mësohet se autori i plagosjes, pasagjer në "Golf" me iniciale S.I., 22 vjeç, iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën?,dhe më pas ka hapur derën e kamionit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 18-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në këmbë.
I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pas kapjes të së atit, Abedin Ismailati, 56 vjeç, banues në Tiranë, në kërkim është shpallur i biri 22-vjeçar.