http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mësuesia rezulton te jete dega e tretë më e kërkuar nga maturantët në Shqipëri. Këtë fakt e konfirmon vete ministrja e arsimit Lindita Nikolla.?Nje lajm i mire sot, ajo qe ne sollem si prioritet mësuesia filloi te jap frytet e veta. Ne informacionet qe ne kemi, mësuesia nga nje fushe qe renditej shume poshtë ne kerkesa, sot ajo renditet e treta pas ekonomisë dhe shkencave sociale. Kjo nuk ka qene ndonjëherë. Mësuesia ishte zgjedhja e fundit e maturanteve me te dobet. Maturantet qe zgjodhën mësuesinë e kane mesataren mbi 7 sot.Për sa i përket arsimit parashkollor, ministrja u shpreh se objektiv i ministrisë eshte investimi per te vegjlit për t?jua bërë sa më të lehtë kalimin në klasën e parë.?Vendosem ne objektivat tone investimin ne femijerine e hershme. Investimi ne femijerine e hershme, aq me e lehte behet kalimi ne klasën e pare. Kurrikula e integruar nga 3 ne 18 vjeç. Ne 4 vite kemi përmbushur gjithe strukturën e arsimit parauniversitar. Plotësuam nje set dokumentesh qe ta kishim koherence procesin ku lëviz dija. Qasje e re e formimit me kompetenca eshte nje reforme sistemike. Kjo eshte rruga e duhur. Duhet te kemi masivizim te femijeve ne kopshte dhe te rrisim aksesin ne keto institucione. Procesi i decentralizimit ka bere qe institucionet e parashkollorit i kane kaluar bashkive por ne nuk do te tërhiqemi dhe nuk tolerojmë qe investimet qe vijne nga buxheti i shtetit te mbeten ne mes te rrugës.?Ministrja Lindita Nikolla bëri të ditur se edhe mësuesit e sistemit parashkollor do të përzgjidhen përmes portalit Mësues qe duam.